Make a request

If you want to know more about our kitchens make a request to access on our materials


    [recaptcha ]

    Back to all accessories

    Lavamanët

    Gacaferi përdorë lavamanë që veçohen për stil të avancuar estetik dhe dizajn tërësisht ergonomik.
    Ato ofrojnë funksionalitet të madh dhe një gamë gjerësisht të diferencuar, një ose dy vrima, me ose pa hapësira të disponueshëm në forma dhe madhësi të ndryshme. Lavamanët janë bërë tërësisht prej çeliku inox dhe garanton higjienën maksimale dhe rezistencën ndaj korrozionit.

     

    Karakteristikat e Lavamanëve

     

    Gropa e Lavamanit

    Lavamanët mund të jenë me një ose dy gropa, të dimensionit të njejtë ose në dimensione të ndryshme; me ose pa hapësiren e kullimit, ose një grop të vetme dhe hapësira e kullimit, një zgjidhje praktike kur pjesa më e madhe e enëve vendosen tek makina e larjes së enëve.

     

    Format e lavamanëve

    Format e lavamanëve mund të jenë drejtëkëndore, katrore ose rrethore, me linja të forta ose ato më të buta. dhe me diferencë në thellësi të gropës së lavamanit.

     

    Dimensionet

    Dimensionet standarde të gropës së lavamanit janë 40×37 cm, qoftë njëshe apo dyshe, por posedojm edhe me madhësi tjera, ku më e madhja është 80 cm. Sa më e thellë të jetë gropa e lavamanit aq më shumë enë mund të zërë.